hiring-recruitment-open-vacancy-design-info-label-template-we-are-hiring-join-our-team-announcement_384372-298

Konsulence profesionale për implementimin e planeve të biznesit dhemonitorimin e bizneseve të vogla për të rinjtë dhe të rejat, përfitues të projektit“Rrugëtimi i të rinjve drejt mirëqenies, fuqizimit dhe qëndrueshmërisë” në Shkodër, Dibërdhe Elbasan

Pozicioni: Konsulence profesionale për implementimin e planeve të biznesit dhe
monitorimin e bizneseve të vogla për të rinjtë dhe të rejat, përfitues të projektit
“Rrugëtimi i të rinjve drejt mirëqenies, fuqizimit dhe qëndrueshmërisë” në Shkodër, Dibër
dhe Elbasan
Vendi: Shkoder, Diber dhe Elbasan
Kohëzgjatja: Qershor 2024- Korrik 2025
Lloji kontratës: Kontratë individuale
Data e publikimit: 1 Qershor 2024
Data e pritshme e fillimit: 15 Qershor 2024  
Përmbledhje e projektit
NPF është një organizatë jo-fitimprurëse me zyrën Qëndrore në Tiranë. Pervec të tjerave,
NPF është duke zbatuar projektin “Rrugëtimi i të rinjve drejt mirëqenies, fuqizimit dhe
qëndrueshmërisë” i mbështetur nga Save the Children Shqiperi (SChA) i cili zbatohet ne
qarqet Shkoder, Diber dhe Elbasan. Aktualisht organizata, ne bashkepunim te ngushte me
SChA po zbaton vitin e trete te projektit bazuar ne planin e veprimit në të cilin përcaktohen
aktivitetet kryesore, burimet për zbatim, rezultatet e pritshme, koha e kryerjes së
aktiviteteve, si dhe përgjegjësitë specifike. Ne kete kuader, nje nga aktivitetet e kesaj
periudhe eshte mbeshtetja e te rinjve dhe te rejave per gjenerimin e ideve dhe hartimin e
planeve te biznesit me qellim ngritjen e bizneseve te vogla per keta përfitues.
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” kërkon të kontraktojë një konsulent/e i cili do të
mbështesë përfitues/të rinj dhe të reja të projektit në të gjitha fazat e procesit të ngritjes së
bizneseve te vogla formale në qytetet Shkoder, Diber dhe Elbasan.
Objektivi i Konsulencës:
Objektivi është mbështetja e të rinjve dhe të rejave në Shkodër, Dibër dhe Elbasan për të
implementuar biznese të raundit të tretë, për të monitoruar bizneset e ngritura të raundit të
parë, të dytë dhe te tretë. Konsulenti do te ofroje sherbimet e tij per periudhen 15 Qershor
– 31 Dhjetor 2024.
Metodologjia
Konsulenti pritet të ofrojë shërbimet e tij/saj në drejtim të mbështetjes së të rinjve dhe të
rejave nga Shkodra, Dibra dhe Elbasani për të implementuar planet e tyre të biznesit, mbi
bazën e marrëveshjes se nënshkruar. Konsulenti do te ofroje gjithashtu shërbimin e

2
monitorimit te bizneseve te ngritura dhe te atyre qe do te ngrihen dhe do te ofroje
këshillime dhe rekomandime per secilin prej bizneseve te monitoruara.
Për të arritur objektivin, konsulenti/tja do të:

  • Ofrojë mbështetje teknike dhe konsulence per ngritjen e bizneseve në Shkodër,
    Diber dhe Elbasan;
  • Do te monitorojë, dhe keshillojë bizneset e ngritura të raundit të parë, të dytë
    dhe te trete në Shkodër, Elbasan dhe Diber;
  • Organizojë, drejtoje, ofroje njohuri teorike dhe praktike per cdo komponent te
    implementimit te planeve te biznesit, dmth. ngritjes se bizneseve te vogla, me
    prezencë fizike dhe online, në tre zonat e projektit;

Profili i konsulentit/es
Konsulenti/ja duhet të tregojë njohuri dhe aftësi në fushen e menaxhimit të biznesit dhe ne
hartimin e planeve te biznesit. Ai/ajo duhet të ketë:

  • Arsimin e lartë ne deget menaxhim biznes, Finance ose ne fusha te peraferta;
  • Njohuri dhe aftësi në hartimin e planeve te biznesit; eksperience te meparshme;
  • Mundesisht te kete eksperience praktike ne menaxhimin e nje biznesi;
  • Njohuri ne vlerësimin dhe menaxhimin e riskut te bizneseve;
  • Aftësi për ndërtimin e frymës së grupit, punën në grup.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ato për zgjidhjen e konflikteve.
    Produkte të prodhuara dhe Koha
    Konsulenti/ja është përgjegjës për prodhimin e raporteve sipas afateve kohore të
    përcaktuara në bashkëpunim me menaxherin e projektit.
    Mënyra e pagesës:
    Pagesat do të kryhet me këste pas dorëzimit të raporteve periodike dhe aprovimit nga
    menaxheri i projektit.
    Marrëdhëniet e raportimit
    Konsulenti/ja është nën supervizim të drejtpërdrejtë të menaxherit te projektit. Ai/ajo
    informon periodikisht tek ai rreth ecurise se procesit. Ai/ajo duhet të jetë disponibël për
    raportime të ndërmjetshme verbale dhe me shkrim, ne rast nevoje.
    Dorëzimi i aplikimit: Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë me e-mail:
     CV të përditësuar te konsulentit;
     Letër interesi;
     Ofertën financiare: me tarifen ditore ne ALL (Lekë) duke perfshire taksat sipas
    legjislacionit tatimor në fuqi.
    Aplikimet do të pranohen deri më 10 Qershor 2024, në orën 24:00 në adresën e
    email: prokurimenpf@gmail.com ose me shërbim postar ne adresën: Bul. Gjergj Fishta,
    Kulla 1, Kati 2, Ap. 8, Tirane.
    Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren parasysh.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *