Lehtësim për integrimin e fëmijëve në sistemin shkollor publik (para-shkollor, 9-vjeçar dhe shkollë të mesme) – për të mundësuar aksesin në arsim cilësor
Mbështetje psiko – sociale për fëmijët dhe familjet e tyre.
Lehtësim i kualifikimit profesional të të rinjve për t’i fuqizuar ata për t’u integruar në tregun e punës.
Lehtësim për integrimin në tregun e punës përmes bashkëpunimit me bizneset dhe zhvillimit individual të aftësive jetësore.
Mbështetje për fuqizimin ekonomik të familjeve përmes skemave të gjenerimit të të ardhurave dhe monitorimit të vazhdueshëm.
Lehtësim i aksesit në formimin profesional, punësimin dhe integrimin social të vajzave dhe grave.
Informimi / sensibilizimi i komunitetit lidhur me: Edukimi
Informimi / sensibilizimi i komunitetit lidhur me: Shëndetin
Informimi / sensibilizimi i komunitetit lidhur me: Mjedisin
Informimi / sensibilizimi i komunitetit lidhur me:
Dialogun me qeverisjen vendore
Informimi / sensibilizimi i komunitetit lidhur me:
Promovimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore dhe bashkëjetesës
Ndërmjetësim familjar, referim dhe / ose lehtësim për të aksesuar shërbime të ofruara nga strukturat përkatëse shtetërore qëndrore dhe/ose lokale ose organizata të tjera të specializuara kombëtare ose ndërkombëtare si regjistrimi i fëmijëve në gjëndjen civile, përfshirja në skemat e ndihmës ekonomike në bashki, regjistrimi në zyrat e punës si punëkërkues, regjistrim në shërbimet shëndetësore lokale dhe pajisjen me dokumentacionin përkatës shëndetësor etj.
Ngritja e kapaciteteve për kryefamiljarët dhe të rinjtë për të zhvilluar plane biznesi dhe Implementimin e bizneseve të qëndrueshme
Kualifikimi, trajnimi dhe ngritja e kapaciteteve të punonjësve socialë të bashkive për të ofruar shërbime të integruara sociale cilësore për familjen, shkollën dhe komunitetin.
Mbështetje për zhvillimin e Planeve të Kujdesit Social dhe përmirësimin e kapaciteteve të bashkive në planifikimin dhe menaxhimin e shërbimeve sociale.
Forcimi i kapaciteteve të organizatave Rome në fushën e ciklit të menaxhimit të projekteve (planifikimi, zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi), menaxhimi financiar, advokimi, lobimi, dhe dialogu me qeverisjen lokale.
Forcimi i kapaciteteve të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave të sistemit para-universitar lidhur me të drejtat e fëmijëve, të drejtat e njeriut, manaxhimi i shkollave multikulturore, shkollat komunitare miqësore etj.