Fondacioni
Ndihmë për Fëmijët
Fondacioni ynë “Ndihmë për Fëmijët” (NPF) është një organizatë kombëtare Shqipëtare e shoqërisë civile, e krijuar në 1998, që mbështet fëmijët, familjet dhe komunitetet në nevojë nëpërmjet programeve dhe projekteve të ndryshme që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ofrimin e mundësive për zhvillim të qendrueshëm social dhe ekonomik.
Vizioni Ynë
NPF është pozicionuar si një organizatë kombëtare e shoqërisë civile e njohur dhe pro-aktive në sektorët e arsimit, integrimit social dhe zbutjes së varfërisë, duke mbështetur fëmijët, familjet dhe komunitetet e marxhinalizuara përmes zbatimit të projekteve/programeve efektive të financuara nga donatorët ose qeveria të cilat kontribuojnë për zbatimin e strategjive vendore dhe kombëtare dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian
Shërbime dhe Aktivitete
Fondacioni ynë ofron shërbime të edukimit për fëmijët, shërbime sociale të integruara për familjen dhe organizon aktivitete që përfshijnë mbështetje arsimore ekstrakurrikulare, aktivitete social-kulturore, ndërgjegjësuese dhe gjithpërfshirëse për zhvillim komuniteti.
Njihuni më tepër me to!
👇
Lehtësim për integrimin e fëmijëve në sistemin shkollor publik (para-shkollor, 9-vjeçar dhe shkollë të mesme) – për të mundësuar aksesin në arsim cilësor
Mbështetje psiko – sociale për fëmijët dhe familjet e tyre.
Lehtësim për integrimin në tregun e punës përmes bashkëpunimit me bizneset dhe zhvillimit individual të aftësive jetësore.










