were_hiring

Thirrje për sherbim konsulence

Pozicioni: Konsulent për mbështetje me trajnime për të rinjtë dhe të rejat të cilët do të marrin
pjesë në ciklin e trajnimeve për sipërmarrjen.
Titulli i projektit: “Rrugëtimi i të rinjve drejt mirëqenies, fuqizimit dhe qëndrueshmërisë”
Vendi: Shkodër dhe Elbasan
Kohëzgjatja: Tetor – Dhjetor 2022
Lloji kontratës: Kontratë individuale
Data e pritshme e fillimit: 22 Shtator 2022  
Data e publikimit: 1 Shtator 2022
Përmbledhje e projektit
Projekti “Rrugëtimi i të rinjve drejt mirëqenies, fuqizimit dhe qëndrueshmërisë” është një
ndërhyrje 5-vjeçare (2021-2026), që po zbatohet nga Save the Children në partneritet me
Fondacionin “Ndihmë për Fëmijët’’ (NPF), në Shkodër/Vau i Dejës/Malësi e Madhe,
Elbasan/Cërrik/Gramsh dhe Peshkopi. Ky projekt ka për qëllim të drejtojë, ndihmojë dhe
mbështesë rrugëtimin e të rinjve nga arsimimi bazë deri në moshë madhore.
Projekti fokusohet në fuqizimin e të rinjve më në nevojë dhe iu krijon atyre një ambjent
përfshirës që i ndihmon ata të tejkalojnë pengesat dhe të realizojnë aspiratat e tyre për punësim.
Projekti ndërtohet në tre aspekte të fuqizimit të të rinjve: zhvillim personal, edukim dhe zhvillim
aftësive për jetën dhe aftësi profesionale si dhe fuqizim ekonomik duke përfshrë
familjet/komunitetet, institucionet, ofruesit e shërbimeve në sektorin privat.
NPF kërkon të kontraktojë një profesionist të kualifikuar, konsulent për mbështetje me trajnime
për të rinjtë dhe të rejat të cilët do të marrin pjesë në ciklin e trajnimeve për sipërmarrjen.
Konsulenti pritet të jetë trajneri për Bootcampet e Gjenerimit të Ideve, Bootcampet e
Planifikimit të Biznesit si dhe për këshillimin e NPF për përzgjedhjen e ideve më të mira të
biznesit, për mbështetje të mëtejshme.
Parimet e fondacionit:
 Demonstron integritet duke modeluar vlerat dhe standardet etike të Save the
Children/NPF;
 Angazhimi ndaj misionit, vizionit dhe vlerave të Save the Children/NPF;

 Ndjeshmëria ndaj dallimeve kulturore, gjinore, fetare, racore, kombësie dhe moshe.
Objektivi i pozicionit:
Objektivi është mbështetja e të rinjve dhe të rejave në zonat Shkodër dhe Elbasan për
konceptimin e ideve dhe zhvillimin e planifikimit të sipërmarrjeve dhe përzgjedhja e nismave
më të mira për t’u mbështetur në vijim me mjete financiare nga projekti “Rrugëtimi i të rinjve
drejt mirëqenies, fuqizimit dhe qëndrueshmërisë”. Konsulenti do të realizojë seancat e
trajnimeve dhe të konsulencës në procesin e sipërmarrjes, sipas planit të punës të përpiluar dhe
rënë dakord midis NPF, SCH dhe Konsulentit. Konsulenti do të ofrojë shërbimin e tij në 8 (tetë)
ditë pune.
Objektivat e veçanta përfshijnë:
a) Aftësimi i të rinjve të perzgjedhur për ideimin, perzgjedhjen dhe zhvillimin e ideve të
tyre të biznesit;
b) Aftësimi i të rinjve të perzgjedhur për strukturimin e modelit të biznesit dhe planit
fillestar për ngritjen e sipërmarrjeve të tyre si dhe pregatitjen e aplikimeve për
mbështetje nga projekti.


Konsulenti do të kryej detyrat e mëposhtme:
– Dy trajnime një ditore për gjenerim të ideve të biznesit: Pregatitjen e programit dhe
materialeve të nevojshme dhe realizimin e trajnimit të të rinjve të përzgjdhur nga NPF në
zonat Shkodër dhe Elbasan për gjenerimin e ideve të biznesit (një ditë në Shkodër dhe një
ditë në Elbasan). Seancat e trajnimi do të përfshijnë një kombinim të elementëve teorik,
ushtrimeve dhe shembuj praktike, duke marrë në konsideratë përshtatjen më të mirë të
mundshme me nivelin e dijeve paraprake që kanë pjesmarrësit në trajnim.
– Dy bootcampe dy-ditore për planifikim të biznesit: Pregatitjen programit dhe materialeve
të nevojshme dhe realizimin e seancave te Bootcampeve dy-ditore me të rinjtë e
përzgjdhur nga NPF në zonat Shkodër dhe Elbasan për planifikimin e biznesit (dy ditë në
Shkodër dhe dy ditë në Elbasan). Seancat e trajnimi do të përfshijnë një kombinim të
elementëve teorik, ushtrimeve dhe shembuj praktike, duke marrë në konsideratë
përshtatjen më të mirë të mundshme me nivelin e dijeve paraprake që kanë pjesmarrësit
në trajnim.
– Pjesëmarrje dhe këshillim në procesin e përzgjedhjes së ideve/aplikimeve më të mira të
biznesit që do të mund të mbështeten më pas teknikisht dhe financiarisht nga projekti
“Rrugëtimi i të rinjve drejt mirëqenies, fuqizimit dhe qëndrueshmërisë”.
– Hartimi i procesit të përzgjedhjes së të rinjve të cilët do të aplikojnë në thirrjen për
sipërmarrjen.
– Përgatitja e raportit të trajnimeve në përfundim të trajnimeve.

Supervizimi:
Konsulenti do të punojë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit Ekzekutiv të NPF, i cili do
të komunikojë dhe do të punojë ngushtë me Konsulentin për të siguruar ofrimin në kohë të
rezultateve të pritshme.

Kohëzgjatja:
Kohëzgjatja e kësaj detyre është 8 ditë pune gjatë periudhës Tetor – Dhjetor 2022. Data e
pritshme e fillimit është 22 Shtator 2022.
Kualifikime të nevojshme:
Arsimi:  
 Arsimin e lartë në degët ekonomi, menaxhim biznesi, financë ose fusha të përafërta.
Kualifikime të mëtejshme (si Master apo PhD) janë avantazh;
Eksperiencë:
 Eksperiencë mbi 5 vjeçare në fushën e menaxhimit të biznesit, këshimit dhe mbështetjes
për zhvillim të bizneseve të vogla dhe të mesme
 Eksperiencë mbi 5 vjeçare në fushën e hartimit të planeve të biznesit.
 Të ketë eksperiencë si trajner/konsulent më parë.
 Njohuri të thella dhe aftësi në fushën e shkencave sociale (përbën avantazh);
 Njohje të shërbimeve sociale në nivel qëndror dhe kryesisht atë lokal;

Njohuri dhe aftësi pune:
 Aftësi për nxitjen dhe promovimin e frymës së grupit, punën në grup.
 Aftësi të mira për zgjidhjen e konflikteve.
 Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive;
 Ruajtja e etikës dhe integritetit;
 Aftësia për tu angazhuar me grupet e interesit;
Dorëzimi i aplikimit: Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë me e-mail:
 CV të përditësuar,
Aplikimet do të pranohen deri më 12 Shtator 2022, në orën 24:00 në adresën e
email: NPFTirana@icc-al.org . Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren parasysh.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *