were_hiring

Konsulent/e për ngritjen e bizneseve të vogla

Terma Reference

Pozicioni: Konsulent/e për ngritjen e bizneseve të vogla
Vendi: Tiranë, Lushnje, Divjakë dhe Sukth.
Kohëzgjatja: Korrik 2022- Korrik 2025
Lloji kontratës: Kontratë individuale
Data e publikimit: 10 Qershor 2022
Data e pritshme e fillimit: 01 Korrik 2022  
Përmbledhje e projektit
Projektit “Shërbime Sociale të Integruara për një zhvillim të qëndrueshëm social dhe
ekonomik të komuniteteve në nevojë” Faza II zbatohet nga Fondacioni “Ndihmë për
Fëmijët” (NPF) nën menaxhimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të UNDP-së dhe është
pjesë e Programit të Përbashkët të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UN) “Askush të
mos mbetet pas” Faza II (2020-2025) që synon (qëllimi zhvillimor) të sjellë ndryshime
sistemike në fushën e mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale në Shqipëri nëpërmjet ofrimit
të shërbimeve sociale të integruara cilësore (mbrojtje sociale, kujdes social, shëndetësi,
arsim, punësim, formim profesional, dhe strehim), me theks të veçantë në shërbimet sociale
që u ofrohen grupeve në nevojë, gjë që siguron në mënyrë progresive realizimin e të
drejtave themelore të njeriut, të drejtat ligjore, mirëqenien, dinjitetin dhe mjetet e jetesës
për të gjithë dhe rrjedhimisht përfshirjen sociale. Zbatimi i programit është përgjegjësi e
katër agjencive të OKB-së UNDP, UNICEF, UN Women dhe UNFPA, dhe financohet nga Zyra e
Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Zviceran (SDC).
Në secilën prej bashkive, Tiranë, Durrës, Lushnjë dhe Divjakë projekti që zbatohet nga NPF
do të ndërtojë modelin e shërbimeve sociale të integruara të bazuara në familje, i cili synon
fuqizimin e familjeve për të thyer rrethin vicioz të varfërisë. Punonjësit social të bashkisë do
të angazhohen në ofrimin e shërbimeve duke synuar nevojat e familjes në tërësi dhe duke
marrë parasysh dhe adresuar nevojat specifike, komplekse dhe afatgjata të secilit prej
anëtarëve të familjes. Bashkitë do të krijojnë modelin e ri të ofrimit të shërbimeve sociale
të integruara brenda bashkisë dhe do të forcojnë kapacitetet dhe ekspertizën e tyre për të
ofruar, mbështetur dhe zgjeruar këtë model.
NPF kërkon të kontraktojë një profesionist të kualifikuar për të ofruar ekspertizën e tij në të
gjithë procesin e ngritjes së bizneseve të vogla formale.
Objektivat e Konsulencës:
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” kërkon të kontraktojë një konsulent/e i cili do të
mbështesë përfitues/të rinj dhe të reja të projektit në të gjitha fazat e procesit të ngritjes së
15 bizneseve formale nëqytetet Tiranë, Lushnje, Divjak dhe Sukth duke:

2

  • Zhvilluar intervista me përfituesit potencialë të përzgjedhur zgjedhur nga punonjësit
    socialë dhe facilitatorët e projektit në katër rrethet;
  • Përzgjedhur/identifikuar përfituesit me ide më të përshtatshme të biznesit;
  • Këshilluar dhe përgatitur përfituesit e përzgjedhur në zhvillimin e planeve të biznesit;
  • Ofruar seanca këshillimore në grup apo individuale me përfituesit e përzgjedhur me
    qëllim që ata të marrin njohuri dhe shprehi praktike në përgatitjen e planeve të biznesit
    për t’u mbështetur në vijim me mjete financiare nga projekti;
  • Mbështetur përfituesit e përzgjedhur për të ngritur një biznes të vogël gjatë procesit të
    implementimit të planeve të biznesit;
  • Monitoruar ecurinë e bizneseve;
    Metodologjia
    Konsulenti pritet të ofrojë shërbimet e tij/saj në drejtim të mbështetjes së përfituesve
    potencialë nga Tirana, Lushnja, Divjaka dhe Sukthi për të kaluar me sukses të gjitha fazat e
    procesit të sipërmarrjes që nga momenti i intervistimit deri në momentin e ngritjes së
    bizneseve të vogla prej tyre në bashkëpunim me stafin e projektit. Konsulenti do të
    kontribuojë në cështjet administrative të procesit si dhe në ngritjen e kapaciteteve të
    përfituesve të perzgjedhur për të hartuar planet e tyre të biznesit dhe të sigurojë që
    perfituesit kanë marrë njohuritë e duhura përgjatë këtij procesi.
    Për të arritur objektivin, konsulenti/tja do të kryeje:
  • Këshillim i stafit mbështetës për hapat e zhvillimit te biznesit te vogël;
  • Paraqitja e ideve të biznesit nga përfituesit potencialë dhe konsultimi mbi idenë
    më të mirë të biznesit;
  • Këshillim dhe finalizim i idesë së biznesit;
  • Këshillim të vazhdueshem për secilin prej përfituesve që përgatit planin e tij të
    biznesit;
  • Këshillim dhe hartimi i planeve finale të biznesit;
  • Këshillim/Mbështetje për implementimin e bizneseve;
  • Monitorim i ecurise së biznesit.
    Profili i konsulentit/es
    Konsulenti/ja duhet të tregojë njohuri dhe aftësi në fushen e menaxhimit të biznesit dhe
    ne hartimin e planeve te biznesit. Ai/ajo duhet të ketë:
  • Arsimin e lartë ne deget menaxhim biznes, Finance ose ne fusha te peraferta;
  • Njohuri dhe aftësi në hartimin e planeve te biznesit; eksperience te meparshme;
  • Mundesisht te kete eksperience praktike ne menaxhimin e nje biznesi;
  • Njohuri ne vlerësimin dhe menaxhimin e riskut te bizneseve;
  • Aftësi për ndërtimin e frymës së grupit, punën në grup.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ato për zgjidhjen e konflikteve.
    Produkte të prodhuara dhe Koha
    Konsulenti/ja është përgjegjës për prodhimin e raporteve sipas afateve kohore të
    përcaktuara në bashkëpunim me menaxherin e projektit.

3

Mënyra e pagesës:
Pagesat do të kryeht me këste pas dorëzimit të raporteve periodike dhe aprovimit nga
menaxheri i projektit.

Marrëdhëniet e raportimit
Konsulenti/ja është nën supervizim të drejtpërdrejtë të menaxherit të projektit. Ai/ajo
informon periodikisht tek ata rreth ecurisë së procesit. Ai/ajo duhet të jetë disponibël për
raportime të ndërmjetme verbale dhe me shkrim.
Dorëzimi i aplikimit:Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë me e-mail:
 CV të përditësuar,
 Letër interesi
 Listë të bizneseve të ngritura, me mbështetjen e aplikantit/konsulentit, nëse është
rasti.
Aplikimet do të pranohen deri më 20 Qershor 2022, në orën 24:00 në adresën e
email: eldabnpf@gmail.com
Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren parasysh.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *