were_hiring

Thirrje per konsulence

Thirrje për konsulencë

Pozicioni: Konsulent për ndërtimin e moduleve të trajnimit bazuar mbi manualin e shërbimeve sociale të integruara për familjen.

Titulli i projektit: “Shërbime Sociale të Integruara për një zhvillim të qëndrueshëm social dhe ekonomik të komuniteteve vulnerabël” Faza II.

Vendi: Tiranë

Kohëzgjatja: Maj- Qershor 2022

Lloji kontratës: Kontratë individuale

Data e pritshme e fillimit: 03 Maj 2022

Data e publikimit: 20 April 2022  

Përmbledhje e projektit

“Askush të mos mbetet pas”(LNB), faza II (2020-2025), është një Program i Përbashkët i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UN) që synon (qëllimi zhvillimor) të sjellë ndryshime sistemike në fushën e mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale në Shqipëri nëpërmjet ofrimit të shërbimeve sociale të integruara cilësore (mbrojtje sociale, kujdes social, shëndetësi, arsim, punësim, formim profesional, dhe strehim), me theks të veçantë në shërbimet sociale që u ofrohen grupeve në nevojë dhe grupeve vulnerabël, gjë që siguron në mënyrë progresive realizimin e të drejtave themelore të njeriut, të drejtat ligjore, mirëqenien, dinjitetin dhe mjetet e jetesës për të gjithë dhe rrjedhimisht përfshirjen sociale.LNB – faza II do të zbatohet mbi arritjet e fazës së parë dhe do të udhëhiqet nga prioritetet afatmesme dhe afatgjata të qeverisë shqiptare dhe partnerëve vendorë.Zbatimi i programit është përgjegjësi e katër agjencive të OKB-së UNDP, UNICEF, UN Ëomen dhe UNFPA, dhe financohet nga Zyra e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Zviceran (SDC).Ai kontribuon në arritjen e qëllimeve të “Kuadrit të Bashkëpunimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara (UNSDCF) 2022-2026: Rezultati A – “Deri në vitin 2026 ka rritje të investimeve më të drejta tek njerëzit, duke hequr barrierat dhe duke krijuar mundësi për ata që janë në rrezik përjashtimi“.

Projekti “Shërbimet e integruara sociale për zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të komuniteteve vulnerabël” – Faza II, është pjesë përbërëse e Programit LNB.

Ai zbatohet nga Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” (NPF) nën menaxhimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të UNDP-së.

Në secilën prej bashkive, Tiranë, Durrës, Lushnjë dhe Divjakë projekti do të ngrejë modelin e shërbimeve sociale të integruara të bazuara në familje, i cili synon fuqizimin e familjeve për të thyer rrethin vicioz të varfërisë. Punonjësit social të bashkisë do të angazhohen në ofrimin e shërbimeve duke synuar nevojat e familjes në tërësi dhe duke marrë parasysh dhe adresuar nevojat specifike, komplekse dhe afatgjata të secilit prej anëtarëve të familjes. Bashkitë do të krijojnë modelin e ri të ofrimit të shërbimeve sociale të integruara brenda bashkisë dhe do të forcojnë kapacitetet dhe ekspertizën e tyre për të ofruar, mbështetur dhe zgjeruar këtë model.

NPF kërkon të kontraktojë një profesionist të kualifikuar për hartimin e moduleve të trajnimit bazuar mbi manualin e shërbimeve të integruara sociale për familjen. Konsulenti pritet të hartojë modulet e trajnimit duke u udhëhequr nga objektivat e projektit të cilat lidhen me fuqizimin social dhe ekonomik të komuniteteve në nevojë, përfshirë ato Rome dhe Egjiptiane.

Parimet e fondacionit

  • Demonstron integritet duke modeluar vlerat dhe standardet etike të UNDP/NPF;
  • Angazhimi ndaj misionit, vizionit dhe vlerave të UNDP/NPF;
  • Ndjeshmëria ndaj dallimeve kulturore, gjinore, fetare, racore, kombësie dhe moshe.

Konsulenti do të kryejë detyrat e mëposhtme

  • Shqyrtojë informacionin relevant mbi projektin përmes të cilave është aplikuar modeli i shërbimeve të integruara sociale me fokus në shërbimet dhe trajnimet e mëparshme të ofruara nga LNB;
  • Shqyrtojë dhe analizojë manualin egzistues të shërbimeve sociale të integruara për familjen, që është baza teorike mbi të cilin do të ndërtohen modulet e trajnimit;
  • Zhvillojë konsultime me stafin drejtues dhe zbatues të projektit;
  • Përgatisë skemën përmbajtësore të moduleve të trajnimit;
  • Hartojë dhe shkruajë draftin e parë të moduleve të trajnimit;
  • Të reflektojë sugjerimet dhe komentet e NPF mbi draftin e parë;
  • Hartojë dokumentin final të moduleve të trajnimeve dhe ta dorëzojë atë tek NPF brenda afatit të përcaktuar.

Mbikqyrja

Konsulenti do të punojë nën mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit Ekzekutiv të NPF, i cili do të komunikojë dhe do të punojë ngushtë me konsulentin për të siguruar arritjen në kohë të rezultateve të pritshme.

Kohëzgjatja

Kohëzgjatja e kësaj detyre është 20 ditë pune gjatë periudhës Maj – Qershor 2022. Data e pritshme e fillimit është 3 maj 2022.

Kualifikime të nevojshme

Arsimi:  

  • Arsim i lartë në Shkencat Sociale;
  • Titull Shkencor në Shkencat Sociale (e preferuar);

Eksperiencë pune:

  • Të paktën shtatë (5) vjet përvojë profesionale në fushën e shkencave sociale;
  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënie ose të ketë shërbyer si trajner apo hartues modulesh trajnimi më parë;
  • Njohuri të thella dhe aftësi në fushën e shkencave sociale (përbën avantazh);
  • Çertifikimi si ekspert në fushën e shkencave sociale (përbën avantazh);
  • Njohje të shërbimeve sociale në nivel qëndror dhe kryesisht atë lokal;
  • Njohje të ligjeve dhe politikave të lidhura me shërbimet sociale;

Njohuri dhe aftësi të tjera

  • Aftësi në shkrim akademik dhe/ose shkrim të dokumenteve politike/strategjike, librave apo moduleve të trajnimit në fushën sociale;
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive;
  • Ruajtja e etikës dhe integritetit;
  • Të dijë të punojë në grup dhe të lehtësojë punën e grupit;
  • Aftësia për tu angazhuar me grupet e interesit;

Mënyra e pagesës:

Pagesa do të kryhet në një këst pas përfundimit të dorëzimit të suksesshëm të moduleve të trajnimit dhe pranimit nga Drejtori Ekzekutiv i NPF.

Dorëzimi i aplikimit:

  • Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë me e-mail: CV të përditësuar;
  • Letër interesi;
  • Një listë të studimeve/publikimeve/moduleve të trajnimit të autorizuara nga aplikanti në 5 vitet e fundit.

Aplikimet duhet të dërgohen deri më 30 Prill 2022, në orën 24:00 në adresën e email-it: eldabnpf@gmail.com. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren parasysh. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen për një intervistë.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *