were_hiring

Shpallje për pozicion vakant pune

                        www.npf.al

     Shpallje për pozicion vakant pune

Data e hapjes: 14 Nëntor 2021

Data e mbylljes: 25 Nëntor 2021

Titulli i pozicionit: Specialist i gjithëpërfshirjes sociale

Vendi: Tiranë

Orë pune: Me kohë të plotë

Mbikqyrës: Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit

Kontekst

Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” (NPF) është një organizatë jo-fitimprurëse e shoqërisë civile, që punon në nivel strategjik dhe zbatues në fushën e gjithëpërfshirjes sociale dhe arsimore, fuqizimit ekonomik dhe vetmobilizimit të grupeve në nevojë dhe mbështetjen e qeverisjes vendore në planifikimin, menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve të integruara sociale efikase që synojnë nxjerrjen nga varfëria të ketyre grupeve.

NPF përmbush misionin e saj përmes zbatimit të projekteve te dedikuara, të mbështetura nga donatorët dhe në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor e vetë përfituesit.

Zbatimi i këtyre projekteve, përvec të tjerave, ka nevojë për burime njerëzore të kualifikuara, me eksperiencë, aftësi profesionale relevante dhe përkushtim ndaj misionit të organizatës.

Në këtë fazë, në mbështetje të koordinimit të projekteve NPF po kërkon të rekrutojë një profesionist në pozicionin e specialistit te gjithëpërfshirjes sociale.

Funksionet bazë të pozicionit:

Specialisti i gjithëpërfshirjes pritet të ofrojë shërbimet e tij/saj për realizimin e qëllimit dhe objektivave të projekteve si dhe do të ofrojë ekspertizë për mbështetjen e stafit të terrenit në sfidat e punës së përditshme. Aplikanti që do të përzgjidhet do të:

  • Koordinojë  punën e ekipeve ne zonat e projektit duke kryer një administrim të mirë praktik, në saj të një sistemi konsultimi efikas, në të gjithë komponentët e organizimit të projektit dhe do t’i ofrojë mbështetjen e duhur personelit për realizimin me efikasitet të aktiviteteve të projektit;
  • Sigurojë që të gjitha aktivitetet e projektit të zbatohen në kohën e duhur dhe në përputhje me standartet e projekti;
  • Planifikojë, sigurojë dhe monitorojë implementimin e aktiviteteve në bashkëpunim të ngushtë me stafin qëndror, ate lokal si dhe partnerët;
  • Koordinojë aktivitetet dhe zhvillojë komunikimin me menaxherin, stafin e projektit, ekspertët dhe të tjerë aktorë dhe siguron që bashkëpunimi me partnerët të jetë i vazhdueshëm dhe i mirëmenaxhuar, sipas planit te miratuar te punes dhe objektivave te projektit. Informon menaxherin dhe / ose drejtorin ekzekutiv për çdo devijim madhor të aktiviteteve, praktikave dhe politikave të miratuara;
  • Përgatisë raporte narrative dhe kujdeset që të ndiqen udhezimet për standartet e raportimit te paracaktuara;
  • Kujdeset dhe monitorojë në mënyrë të vazhdueshme zbatueshmërine cilësore të modelit të sherbimeve dhe aktiviteteve të projektit, si takime, trajnime, këshillime me përfituesit, familjet e tyre;
  • Eshte globalisht përgjegjës për sigurimin e gjithëpërfshirjes dhe cilësinë e efikasitetin e zhvillimit të projektit duke u siguruar që puna është marë në ngarkim me kompetencë, respekt dhe humanizëm dhe zbatohet duke respektuar te drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe lirinë e pjesëmarrjes;
  • Mbledhë dhe analizojë te dhëna nga projekti dhe i vendos ato në dispozicion sipas nevojës;
  • Ofrojë shërbime të integruara sociale në menyrë të drejtpërdrejte për përfitues dhe keshillon punonjës socialë vendorë;
  • Marrë pjesë në mbledhjet mujore të ekipit të drejtimit dhe mbledhjet e stafit;
  • I përgjigjet çdo thirrje për takim nga supervizori dhe partnerët në dobi të punës;
  • Marrë pjesë në veprimet administrative të organizatës dhe zbaton me përpikmëri manualin e politikave dhe procedurave të saj.

Kualifikime të nevojshme:  Specialisti i gjithëpërfshirjes duhet të demonstrojë njohuri akademike/profesionale dhe aftësi praktike në fushën e punës/shërbimeve dhe gjithëpërfshirjes sociale dhe koordinimit të projekteve. Ai/ajo duhet të ketë:

Arsim:  Arsimin e lartë në Shkenca Sociale apo degë të përafërta; MA është i preferuar;

Eksperiencë: Eksperiencë pune të paktën tre vite në fushën e përfshirjes dhe shërbimeve sociale; është e preferuar eksperienca e punës në programe/projekte të përafërta me projektet që zbaton NPF per fuqizimin social dhe ekonomik të grupeve në nevojë dhe koordinim projektesh;

Gjuhët: Shqip; njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

Njohuri të tjera dhe aftësi ndërpersonale:

  • Njohuri mbi sistemin e shërbimeve sociale në nivel qëndror dhe lokal;
  • Aftësi këshilluese, analitike dhe raportuese;
  • Aftësi inovative;
  • Aftësi në shkrimin e raporteve narrative;
  • Aftësi komunikuese dhe të punës në grup;
  • Aftësi për të punuar në ambjente inter kulturore;
  • Dëshirë, dinamizem dhe gatishmëri për të punuar në terren;
  • Njohuri shumë të mira të programeve te kompjuterit MS Office;
  • I gatshëm të udhëtojë në zona të ndryshme të projekteve.

Aplikimi:

Individët që zoterojnë këto cilësi duhet të dorëzojnë:

1. Curriculum Vitae;

2. Letër motivimi ku të përshkruajnë motivacionin dhe se si cilësite e tyre janë relevante për pozicionin;

3. Dy letra rekomandimi;

Dërgoni aplikimin online në: NPFTirana@icc-al.org, jo më vonë se 25 Nëntor 2021.

Fondacioni  “Ndihmë për Fëmijët” ofron mundësi të barabarta punësimi pa dallime gjinie, etnie dhe fetare.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *