were_hiring

Ekspert për studimin mbi efektet e trajnimit të mësuesve

Shpallje për pozicion vakant:  Ekspert për studimin mbi efektet e trajnimit të mësuesve

Data e hapjes: 24 Nëntor 2020

Data e mbylljes: 6 Dhjetor 2020

 Vendi: Tiranë

Supervizor: Drejtori Ekzekutiv i NPF-së

Përshkrim i shkurtër i projektit: Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” (NPF) po zbaton projektin “Shërbime Sociale të Integruara për një zhvillim të qëndrueshem social dhe ekonomik për Romët dhe Egjiptianët”, i cili është pjesë e projektit të Kombeve të Bashkuara “Askush të Mos Mbetet Pas”, me mbështetje financiare nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri dhe zbatohet nën mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD.

Funksionet bazë të pozicionit:

Eksperti për studimin mbi efektet e trajnimit të mësuesve do të realizojë këtë studim duke u udhëhequr nga objektivat e projektit të cilat lidhen me sigurimin e arsimimit cilësor për fëmijët Romë dhe egjiptia në një shkollë gjithëpërfshirëse si dhe fuqizimin social dhe ekonomik të familjeve të tyre. Qëllimi i këtij studimi është të realizojë një analizë/vlerësim të impaktit që kanë patur sesionet e trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të mësuesve në 12 shkolla në Fier, Krujë dhe Lezhë për përvetësimin dhe aftësimin në drejtim të përdorimit të teknikave dhe metodave që nxisin dhe sigurojnë gjithëpërfshirjen e nxënësve romë dhe egjiptianë në veprimtaritë mësimore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Ekspertit:

  • Të hartojë një plan të detajuar implementimi i cili do të konsultohet dhe dakortësohet me NPF ;
  • Hartimi i metodologjisë dhe hapat e procesit të studimit;
  • Të përgatisë instrumentin e pyetësorëve për tu aplikuar me mësuesit në shkollat e përfshira në program;
  • Të zhvillojë intervistat dhe takimet me mësuesit dhe aktorë të tjerë të shkollës;
  • Të zhvillojë analizën e të dhënave dhe informacioneve të mbledhura;
  • Të hartojë draftin e parë të studimit;
  • Të përgatisë dhe paraqesë përfundimet dhe rekomandimet për punën e mëtejshme;
  • Të bashkëpunojë me zyrën e NPF dhe të raportojë në vazhdimësi gjatë zhvillimit të procesit të vlerësimit;
  • Të reflektojë sugjerimet dhe komentet e NPF mbi draftin e parë të studimit;
  • Të hartojë variantin final të studimit dhe ta dorëzojë atë deri në datën 30 Dhjetor 2020;

Eksperienca dhe kualifikime të nevojshme:  

  • Eksperti duhet të ketë formim në fushën e Shkencave Shoqërore;
  • Titulli Shkencor në Shkencat Shoqërore përbën avantazh;
  • Eksperti duhet të ketë duhet të ketë eksperinca të mëparshme për kryerjen e studimeve, publikimeve; 
  • Eksperti duhet të ketë eksperinca të mëparshme në fushën e trajnimit dhe vlerësimit të mësuesve dhe drejtuesve për marrjen e shkallëve të kualifikimit;
  • Eksperti duhet të ketë njohuri të thella për kurrikulat në shkolla;
  • Eksperti duhet të ketë njohuri të ligjeve dhe politikave të lidhura me arsimin;

Njohuri dhe aftësi pune:

Aftësi në realizimin e studimeve në fushën e trajnimeve;

Aftësi shumë të mira teknike dhe vlerësuese;

Aftësi mbledhje të dhënash, analitike dhe raportuese;

Aftësi bashkëpunuese dhe komunikuese

Aftësi në ruajtjen e etikës dhe integritetit;

Aftësi për të punuar në grup;

Aplikimi:

Individët që zotërojnë këto cilësi dhe kanë dëshirë të aplikojnë duhet të dorëzojnë:

  1. Curriculum Vitae;
  2. Studime të mëparshme të ngjashme/relevante.

Dërgoni aplikimin në: NPFTirana@icc-al.org deri në datë 6 Dhjetor 2020.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *