TZCM8172

Panairi i Dyerve të Hapura dhe Punësimit

Në kuadër të projektit: “Fuqizimi i Të Rinjve”, Save the Children në partneritet me Fondacionin “Ndihmë për Fëmijët” dhe në bashkëpunim me shkollën e mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat organizuan “Panairin e Dyerve të Hapura dhe Punësimit”.

Organizimi i këtij panairi kishte dy qëllime kryesore:

1. Të shërbejë si urë për të sjellë pranë shkollës profesionale nxënës nga shkollat 9-vjecare të qarkut të Shkodrës për të njohur nga afër programet e studimit që kjo shkollë ofron, përfshirë ambjentet mësimore, laboratorët e punës praktike, ambjentet sportive dhe konviktin. Kjo është një mënyrë efikase që shkolla të rrisë numrin e nxënësve në vitin e ardhshëm shkollor.

2. Ky panair shërbeu si një platformë e shkëmbimit të informacionit midis punëdhënësve dhe ofruesve lokalë të shërbimeve me të rinj punëkërkues aktualë dhe potencialë. Të rinjtë punëkërkues dhe ata potenciale së bashku me prinderit e tyre u takuan me punëdhenes potenciale, drejtues biznesesh dhe folën nga afër për mundësitë e punësimit, kushtet e punës etj. Po kështu, specialiste të zyrës së punës në Shkodër informuan të rinjtë dhe prindërit e tyre rreth mundësive dhe procedurave të punësimit.

Rreth 600 pjesëmarrës ishin pjesë e këtij aktiviteti duke përfshirë: të rinj nga komunitete të disavantazhuara dhe familje në nevojë, nxënës të shkollës së mesme profesionale, nxënës nga shkolla 9-vjecare, biznese lokale si dhe ofrues shërbimesh nga institucione publike dhe jo-publike në nivel lokal të cilët ndikojnë në zbatimin e politikave që inkurajojnë dhe nxisin përfshirjen e të rinjve në formim profesional dhe tregun e punës.

CASM4718
DCNG8377
IMG_2695
IMG_2722
KBPK0523
KDEZ3436
MVYS1548
TXCW4281
TZCM8172
XOGL2044
XUIO6116

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *