cover-photo

Arsim cilësor dhe shkolla miqësore

Shërbim arsimor cilësor për të gjithë fëmijët pa dallim, shkolla gjithëpërfshirëse përmes rritjes së kapaciteteve mësimdhënëse dhe edukuese për mësues dhe drejtues! 35 mësues e drejtues nga shkollat 9 vjecare “Adem Gjeli” dhe “Bakushe Visha” në Krujë po rrisin kapacitetet e tyre sot në trajnimin e akredituar “Klasa që nxisin mësimdhënien dhe të nxënit gjithëpërfshirës”.

Programi “Askush të Mos Mbetet Pas” po punon fort që fëmijët Romë dhe Egjiptianë dhe të gjithë të tjerët të aksesojnë një arsimim cilësor në shkolla miqësore për fëmijët, prindërit e komunitetin. Mësuesit janë ata që e bëjnë shkollën dhe të nxënit një proces të dashur dhe tërheqës për të gjithë fëmijët!

cover photo
photo1
photo2
photo3
photo4
photo5

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *