npf4

Aktivitete në kuadrin e 8 Prillit, ditës ndërkombëtare të Romëve

Në 8 Prill 2017, Ditën Ndërkombëtare të Romëve – nën sloganin e Ditës Evropiane për Veprim dhe Solidaritet me Romët“Respekt për Romët! Evropianë prej tetë shekujsh” -, Fondacioni Ndihmë për Fëmijët zhvilloi një sërë aktivitetesh, në bashkëpunim me qeverisjen qëndrore, atë lokale, partnerë e donatorë që operojnë në Shqipëri në fushën e përfshirjes së Romëve.

Rreth 150 pjesëtarë të komunitetit Rom, morën pjesë në aktivitetin e përbashkët të NPF-së dhe Ministrisësë Kulturës, në një nga sallat e së cilës u shfaq dokumentari “Të barabartë në diversitet”. Dokumentari portretizonte histori suksesi të të rinjve Rom, përpjeket e tyre për t’u integruar duke ruajtur vlerat dhe trashëgiminë e tyre kulturore. Në fjalën e saj përshëndetëse Zj. Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro, theksoi mbështetjen e qeverisë dhe të Ministrisë që ajo drejton në promovimin më tej të kulturës Rome, si një pasuri me të cilën duhet të krenohemi.

Në të katër qytetet ku zbatohet projekti CEFA – Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Berat -, u zhvilluan aktivitete artistike të organizuara me fëmijë Romë dhe jo Romë. Këto aktivitete u organizuan dhe koordinuan në bashkëpunim me Bashkitë e qyteteve, Drejtoritë Arsimore Rajonale, organizatat ndërkombëtare si PNUD dhe organizatat lokale partnere. Këngë, valle, poezi, si dhe pjesë nga komedia “14 vjeç Dhëndër” u sollën për publikun – nxënës, mësues, prindër dhe komunitet -, me qëllim promovimin e kulturës Rome si edhe të përfshirjes së tyre në shoqërinë Shqiptare.

npf4
npf2
npf1
npf6
npf5

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *